Linda Halimi do vijë në Prishtinë gjatë brenda pak javëve.
Linda Halimi ka njoftuar se gjatë muajit maj do vijë në Prishtinë, këngëtarja ka treguar edhe arsyen e ardhjes.
“Tag te gjithe te interesuarit! Falemnderit per mesazhet pafund qe me keni derguar gjate gjithe ketyre viteve per personal training edhe keshilla rreth palestres/ushqimit..
Po vij personalisht per 3 muaj te ndaj gjithe eksperiencen time qe kam patur gjate ketyre 7 viteve ne Usa si instruktore fitnessi dhe te gjitha emisioneve e revistave ku kam dale! Mezi po pres t’ju takoj te gjithëve dhe te realizojme”, ka shkruar ajo.
Përveç Prishtinës, Linda do të shkojë edhe në Tiranë gjatë shtatorit.