Linja ajrore Shkup-Moskë, rinis me fluturume një herë në javë pas 20 vitesh

Aeroplani Boing 737-800 i kompanisë “Nordvind” me kapacitet prej 180 personash nga Moska, ateroi pasditen e së premtes në aeroportin e Shkupit.

Marketing

Pas gati 20 vitesh kjo është linja e parë ajrore mes Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut, që tanimë qytetarët do ta kenë në dispozicion një herë në javë.

Autoritetet shprehin kënaqësinë që më në fund qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Rusi dhe kështu të rritet edhe kapaciteti i bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Me këtë linjë ajrore mundësojmë dhe i freskojmë mundësitë e reja për përparimin e bashkëpunimit në ekonomi, investime, turizmin si dhe lidhjet kulturore në mes dy vendeve. Jam i sigurtë që kjo linjë ajrore do të hap përspektiva të reja në mes dy vendeve” – deklaroi Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

“Moska si destinacion i ri është me rëndësi të madhe për ne si operator në aeroport, jo vetëm për atë që paraqet lidhje ajrore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, por gjithashtu linja e re ajrore paraqet linjën e parë ajrore me Europën Lindore” – u shpreh Drejtori Gjeneral i TAV Maqedoni, Metin Batak.

“Ka mjaftë udhëtarë të interesuar për linjën Moskë-Shkup. Një mundësi e mirë është që për rusët nuk është e nevojshme viza për të hyrë në Maqedoni të Veriut” – tha Gleb Bogdanov nga Kompania “Nordvind”.

Ambasadori i Rusise në RMV Sergej Bazdnikin, thotë se kjo linj; ajrore do të shton kontakt bilaterale mes njerëzve si dhe do të nxit rritjen e shkembimit tregtar mes dy vendeve. (