Ramadani: Vendosëm gurthemelin e projektit më të rëndësishëm në historinë e MEPSO

AD MEPSO sot shkruan një faqe të re në historinë e energjisë elektrike. Ka filluar ndërtimi i stacionit të transformatorit 400/110 kV në Ohër.

Marketing

Me vendosjen e gurthemelit të këtij projekti edhe në terren, fillon realizimi i ndërlidhjes 400 kV Manastir-Elbasan si pjesë e Korridorit 8 (tranzit i energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë).

“Sot ne po vendosim gurthemelin e projektit më të madh dhe një nga më të rëndësishmit në historinë e AD MEPSO dhe më gjerë në rajon, të cilin do ta quaja Via Ignacia Energy”, tha para shumë të ftuarve, Drejtori i Përgjithshëm i AD MEPSO, Kushtrim Ramadani.

Ky projekt kapital jep vlerë shtesë në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe shoqërore me Shqipërinë fqinje.

Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e NS Ohri dhe fushës së linjës së transmetimit në NS Manastir 2 është 14.4 milion euro, nga të cilat 10.37 milion euro janë një hua nga BERZH dhe katër milion euro janë një grant.

Ndërtimi i stacionit të transformatorit i është besuar kompanisë Konçar nga Zagrebi, nënkontraktor është kompania DOKO nga Shqipëria dhe mbikëqyrja është nga Veve Group.