Lipjani në zi pas aksidentit ku humbën jetën 3 persona

Me vendim të kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot është shpallur ditë zie në komunën e Lipjanit.

Marketing

Dita e zisë është shpallur për të ndarë dhimbjen me familjet Retkoceri e Tmava me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës.

Të dy këta kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur dje në fshatin Duhël, ku përveç dy të rinjve nga Lipjani bashkë me ta ka humbur jetën edhe një i ri nga Prishtina.

Komuna e Lipjanit, anulon të gjitha aktivitetet politike dhe aktivitete të tjera që janë paraparë të mbahen të dielën.