Uji i një liqeni në Gjermani është kthyer në një ngjyrë vishnje të errët në atë që përshkruhej si një “fenomen shkencor” nga studiuesit.
Liqeni Allgäu në shtetin alpin të Bavarisë është kthyer në vishnje prej të mërkurës, dhe si rezultat po tërheq vizitorë nga i gjithë vendi.
Mediat vendase e përshkruajnë zhvillimin si një “fenomen i çuditshëm, shkencor, estetik”.
Zyrtarët vendorë të mjedisit thonë se për ndryshimin e ngjyrës së ujit janë përgjegjëse “bakterie të purpurta sulfuri”.
Sipas tyre këto bakterie qëndrojnë zakonisht në thellësi të liqenit por në disa raste afrohen në sipërfaqe.
Ata shtojnë se ngjyra e çuditshme po zbehet dhe pritet të zhduket herën e ardhshme që të bjerë shi.