Lira Gjika: Prindër po afron shkolla, fëmijët tuaj i ka pushtuar ankthi!

Shpesh ju prindër përdorni shprehjen: “po bëre kështu nuk të kam xhan” dhe fëmijëve iu duket se vetëm po të sillen mirë dhe të dalin mirë me mësime ju mund t’i doni.

Marketing

Nga Lira Gjika/Prindër po afron shkolla. Fëmijët tuaj i ka pushtuar ankthi i fillimit të shkollës. Gjithë ditën aty e kanë mëndjen. Përpiqen të qetësojnë veten duke menduar që të paktën edhe sot është pushim dhe shkolla do edhe disa ditë, që të fillojë.

I shihni ashtu energjikë dhe shpesh grindavecër, këto sjellje janë tipike të një gjëndjeje të pasigurt, që më tepër të krijon frikë se gëzim. Shpesh ju prindër përdorni shprehjen: “po bëre kështu nuk të kam xhan” dhe fëmijëve iu duket se vetëm po të sillen mirë dhe të dalin mirë me mësime ju mund t’i doni.

Në jë anë frika nga shkolla dhe nga ana tjetër, këto lloj shprehjesh, i bëjnë fëmijët të ndihen shpesh të dështuar, pasi nuk arrijnë të jenë me rezultate dhe sjelljet, që ju prindër prisni dhe ata ndihen keq. Gjithashtu në shkollë, mësuesit nuk u tregojnë se çfarë gjëje të re kanë mësuar dhe kuptuar atë ditë.

Kështu, këto sjellje të të rriturve, që natyrisht nuk bëhen me qëllim, por thjeshtë për inerci të zakonit të trashëguar, fëmijët janë për gjatë gjithë kohës në një gjëndje të ndërmjetme që i di mësimet, i kupton ato apo është i pazoti?

Prindër flisni me fëmijët tuaj, pyetini si ndihen. Tregojini çfarë keni ndjerë edhe ju kur ishit në moshën e tyre. Mos i lini vetëm në këto mosha të brishta, duke u nisur nga tradita jonë e mbrapshtë se fëmijët nuk kuptojnë. Duhet të dini edhe një gjë.

Fëmijët tuaj janë duke ndërtuar mekanizmat psikoemocionalë dhe gjuhësorë si një person më vehte. Kjo rrugë fillon me ndjesinë e të qenit vetëm, pra po ndjejnë e provojnë vetminë.

Prindër, mësues, flisni me fëmijët apo nxënësit për këtë fazë që po përjetojnë, vetmija nuk është një ndjesi e lehtë përkundrazi, po të pushtoi krijon vetm trishtim dhe mosbesim.

Kujdes prindër dhe mësues, keni shumë në dorë për të bërë që ndjena e vetmisë nga një fazë kalimtare e procesit të rritjes, mund të bëhet terreni ku të shtjellohet gjithë psiha e fëmijës gjatë rritjes dhe të bëhet i rrituri depress dhe problematik.