Lira turke, Banka popullore nuk pret efekte negative ndaj ekonomisë

Nga ngjarjet në Turqi nuk priten efekte të drejtpërdrejta negative ndaj ekonomisë së Maqedonisë, por e vogël është mundësia edhe për efekte eventuale të mëdha negative transmetuese, vlerëson Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Nga BPRM thonë se duke pasur parasysh pjesëmarrjen relative të ulët të eksportit ndaj Turqisë në eksportin e përgjithshëm, nuk do të priteshin efekte të mëdha ndaj qarkullimeve ekonomike vendore.
“Analiza e të dhënave për lidhjen tregtare të ekonomisë së Maqedonisë dhe Turqisë tregon se në vitin 2016 – 2017 eksporti në Turqi mesatarisht ka përbërë rreth 1,5 për qind nga eksporti i përgjithshëm.

Importi i mallrave në Turqi është më i madh dhe përbën rreth pesë për qind nga eksporti i përgjithshëm i Maqedonisë në vitin 2016-2017.Në anën e eksportit, mbizotërojnë hekuri dhe çeliku dhe tekstili edhe veshjet, pajisjet dhe makinat, tryezat e plastikës, ushqimi dhe pijet. Në gjysmën e parë të vitit 2018 eksporti drejt Turqisë është rritur për 14 për qind, ndërsa importi për 10 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak”, sqarojnë nga BPRM.

Te investimet e huaja nga BPRM, vlerësojnë se nëse vazhdon gjendja e pavolitshme në Turqi, ajo mund të pasqyrohet në derdhjet e ardhshme të kapitalit prej këtij vendi. Investimet turke marrin pjesë me 5,3 për qind në gjendjen e përgjithshme.
Të dhënat e BPRM tregojnë se sektori bashkëpunues ka borxh neto financiar ndaj rezidentëve turk në vlerë prej 0,6 për qind nga BPRV në gjendjen në mars të vitit 2018.

Në sektorin bankar theksojnë se një bankë është në pronë dominuese të një aksionari turk, i cili megjithatë në pjesën më të madhe financohet në tregun vendor dhe nuk varet prej financimit nga banka amë.

Nuk priten efekte të mëdha të pavolitshme edhe në pjesën e turizmit, sepse, siç sqarojnë, sezoni turistik është në kulmin dhe aranzhimet me siguri tashmë janë bërë.

Nga BPRM theksojnë se në kushte të efekteve të dobëta të drejtpërdrejta, ajo që është më e rëndësishme është nëse ngjarjet në Turqi do të kenë efekte transmetuese ndaj ekonomisë evropiane, i cili është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar, nëpërmjet të cilit edhe ne në mënyrë indirekte mund të përfshihemi.

Marketing