Estrada shqiptare e kanë përkrahur Jakup Krasniqin publikisht.
Gjatë ditës së sotme hetuesit e Speciales kanë arrestuar ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit është shoqëruar nga zyrtarët e Speciales pas shumë orë marrje në pyetje dhe bastisje në shtëpinë e tij.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta në rrjete sociale dhe nuk ka munguar mbështetja për Krasniqin.
Edhe emra të njohur të estradës shqiptare e kanë mbështetur Jakup Krasniqin nëpërmjet disa postimeve në llogaritë e tyre në Instagram.
“Liria ka emër”, shkruan në fotot që i kanë postuar aty ku shihet logo e emblemës së UÇK-së.
Blero, Lyrical Son, Nushi, Violeta Kajtazi, janë vetëm disa nga emrat që e kanë mbështetur Krasniqin publikisht.
Kujtojmë se hetuesit e Speciales që nga ora 06:00 e mëngjesit kishin nisur bastisjet në shtëpinë e tij.