“Liria ka emër” fton qytetarët në marshin për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë (VIDEO)

Platforma “Liria ka emër” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në marshin për drejtësi në solidarizim dhe mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Marketing

Marshi do të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Në një videomesazh me pamje nga periudha e luftës në Kosovë, ftohen qytetarët të marshojnë për drejtësi, për ata që dikur marshuan drejt lirisë.

“E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh, është e vërteta e shtetit të Kosovës, për historinë që nuk mund të rishkruhet. Më 2 prill, nga ora 14, nga Sheshi “Zahir Pajaziti” të marshojmë së bashku drejt Sheshit “Zahir Pajaziti”, thuhet në vide.

Deri tani këtë marsh për drejtësi e kanë mbështetur Partia Demokratike e Kosovës, organizatat studentore, KMDLNJ dhe shumë personalitete të ndryshme.

https://www.facebook.com/watch/?v=690404476172170

Marketing