Lirika Deva e argjendtë në Bullgari

Skitarja kosovare, Lirika Deva fitoi medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të FIS-it, “PIBA CUP” grupmosha U16, që po mbahet në Bansko të Bullgarisë.

Marketing

Deva pati kohën vetëm 0.25 të qindtat e sekondës prapa vendit të parë.

Siç informoi Komiteti Olimpik i Kosovës, sukses pati edhe Elena Hoxha, e cila nga 26 garuese doli e teta.

Në konkurrencën e meshkujve, Klos Vokshi u rendit i 15-ti nga 38 garues.

Marketing