Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës nga mesnata e sontme do të pësojnë ulje të ndjeshme, njoftuan sot nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas çmimores së re benzina do të lirohet për 4 denarë, ndërsa dizeli për 3,5 denarë.
Sipas vendimit nga mesnata, EUROSUPER BS 95 do të kushtojë 63 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS 98, 65 denarë për litër, derisa 1 litër dizel do të kushtojë 61 denarë.