Lirim Mehmetaj: Situata e Ziadin Selës është si ajo e Albin Kurtit, Taravari veproi si Visar Ymeri, Sela ka mbështetjen e gjithë partisë

Analisti i mirënjohur nga Kosova, Lirim Mehmetaj, në emisionin e mbrëmshëm “Debat Plus”, ka deklaruar se lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është një ndër politikanët më të rëndësishëm në Maqedoni. Ai ka krahasuar Selën me Albin Kurtin, ndërsa Arben Taravari thotë se ka veprimin e njëjtë si Visar Ymeri vite në parë.

Marketing

“Ziadin Sela është një prej dy-tre polirikanëve politikanëve më të rëndësishëm shqiptarë të Maqedonisë. S’është ai kundër Kurtit, ata bile miq kanë qenë. Dallimi mes Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, është dallim i njejyë mes Albin Kurtit dhe Visar Ymerit, kur Visar Ymeri ka qenë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Largimi i Taravarit ka vlerë politike njejtë sikur Visar Ymeri si kryetar i Visar Ymerit kur pat marë një vendim kundër Albin Kurtit i cili e dijmë që s’ka qenë kryetar, por e dijmë që ka qenë lideri i partisë”, shprehet Lirim Mehmetaj.

Njohësi i rrethanave politike, Mehmetaj, thotë se Sela ka mbështetjen e gjithë partisë, ndërsa Taravari është vetë larguar nga partia duke marë vendim kokë në vete dhe pa konsultuar organet e partisë. Ai potencon se pas Ziadin Selës qëndrojnë të gjitha strukturat dhe anëtarët e Aleancës për Shqiptarët.

“Krejt situatë identike është, ja për shembull, pas kësaj deklarate të Taravarit që e ka bë që shkojmë me opozitën, e ke një fotografi te Aleanca për Shqiptarët në parti, ku janë Kryesia, kuvendi, sekretarët, nënkryetarët, deputetët, kryetarët e degëve dhe anëtarët e tjerë të partisë. Krejt partia, struktura, është me Ziadin Selën, i cili është edhe themelues edhe lider i asaj partie. Paqartësia është akoma se zotëri Taravari e ka marrë vendimin kokë në vete, pa i kalu procedurat e partisë edhe është tregu i pasinqertë në qëndrimin e tij, se as nuk ka thënë po shkëputem nga partia, e po dal me opozitën, mirëpo e ka dhënë interpretimin e tij të situatës sikur është i partisë, e partia ka dalë ka thënë jo s’është ashtu hiç edhe s’dij me kënd e ke diskutu”, deklaroi Lirim Mehmetaj.

Marketing