Lirim Qamili golashënuesi i dyfisht, Sefer Emini në roline asistuesit (VIDEO)

Lirim Qamili realizoi dy gola në këtë takim, ku fillimisht shënoi në minutën e 41-të, duke shënuar një gol të bukur. Ai e vazhdoi formën e tij të shkëlqyer edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 51-të dyfishoi epërsinë për ekipin e tij. Midtjyllandi tentoi të rikthehej në lojë, duke shënuar gol në minutën e 78-të, por pak minuta më vonë, ishte Sefer Emini ai që asistoi për golin e tretë, duke vulosur fitoren e Sonderjyske-s.

Marketing

https://superliga.dk/kampe/2024-2025/sonderjyske-fodbold-fc-midtjylland-20-10-2024

Lirim Qamili u vlerësua me notën 8.9 nga SofaScore, duke qenë lojtari më i mirë në fushë, ndërsa Emini u vlerësua menjëherë pas tij me notën 7.7, duke qenë ndër më të mirët në këtë fitore të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje, Sonderjyske mban vendin e 10-të në tabelë me 11 pikë.

Marketing