Lirimi i Mijallkovit/ Agim Nuhiu dhe Mariçiç, dyshime për integritetin e gjyqtarëve

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup, për ndryshimin e masës së sigurisë për rastin e Sasho Mijallkovit, ne nje postim ne facebook.

Marketing

Nuhiu, ka thënë se kjo gjykatë, duhet ta arsyetojë para opinionit vendimin që ka marrë sot derisa ka bërë thirrje tek Këshilli Gjyqësor që të merr masat e duhura për të shqyrtuar këtë veprim.

“Gjykata e Apelit në Shkup le ta arsyetojë para opinionit vendimin për ndryshimin e masës për siguri për rastin e Sasho Mijallkovit dhe si e shrytëzuan gjyqtarët të drejtën diskrecionale – bindjen e lirë për një vendim të tillë! Këshilli Gjyqësor të merr masat e duhura për ta shqyrtuar këtë veprim të gjyqësorit që shqetësuan opinionin!”, thuhet në shkrimin e Nuhiut në rrjetin social Facebook.

Pak minuta më parë ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

Ministri, ka kërkuar sqarim nga Gjykata e Apelit derisa sipas tij një vendim i till ulë edhe më shumë besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit.