Lirimi nga akuzat për “Organizatorët e 27 prillit” – Përplasen Fronti Evropian dhe VLEN

Nuk kanë munguar as reagimet e partive shqiptare, të cilët përplasen mes vete për rastin “Organizatorët e 27 prillit”.

Marketing

Nga Fronti Europian akuzojnë qeverinë për drejtësi selektive, siç theksojnë lirohen Maqedonasit dhe bënohen shqiptarët.

“”Drejtësia” për këtë Qeveri nënkupton padrejtësi në thelb. Lirohen kriminelët dhe terroristët, ndërsa dënohen qytetarët e pafajshëm, lirohen maqedonasit dhe dënohen shqiptarët. Kjo praktikë e filluar me vendimet e drejtorit të burgjeve për të liruar disa nga sulmuesit e 27 prillit, vendimet gjyqësore për lirimin e të tjerëve, e konfirmuar sot edhe me faljen e organizatorëve të “27 prillit”, e nga ana tjetër shqiptimin e dënimit për Agim Islamin dhe mospërfilljen e super ekspertizës që dëshmon pafajsinë e tij, arrestimin e shqiptarëve më 28 Nëntor, tregon qartë se çfarë “drejtësie” na solli Qeveria Vlen-DPMNE”, thonë nga ASH-Fronti Europian.

Nga VLEN thonë se mendim pozitiv ka dhënë edhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, e të cilën nga VLEN e quajnë si Prokuroria e “Abaz Zajazit”

BDI e listave të zeza dhe organizata kriminale për 20 vjet pushtet ka kapur dhe ngulfatur çdo institucion shtetëror. Prokuroria abaziane e udhëhequr nga Islam Abazi i BDI-së non-grata, ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit. E njëjta prokurori, pa asnjë përgjegjësi, më parë vendosi masa lehtësuese për të shpëtuar Ixhet Memetin dhe gjykatësin Naqe Gjeorgjiev. A është kjo drejtësia që shqiptarët meritojnë? Pyesim se kujt po i shërbejnë njerëzit e instaluar në gjykata e prokurori nga BDI nongrata. Fillimisht mohojnë gjithçka, por kur provat bëhen të pamohueshme, del në skenë prokuroria “abaziane” për të shpëtuar miqtë e krimit dhe korrupsionit”, thonë nga VLEN.