Lirohen çmimet e derivateve të naftës

KRRE ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 1,00 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 19.10.2022 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 88,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 90,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 2,50 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 19.10.2022 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) është 100,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), ulet për 1,50 denar/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 19.10.2022, kështu që, çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), është 97,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,436 denarë/kilogram, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 19.10.2022 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M1 SU është 49,483 den/kg.

Marketing