Lirohen karburantet, 3 denarë më pak për benzinën dhe 2 për dizelin

Karburantet nga mesnata e sotme do të lirohen. Tre denarë më pak do të kushtojë benzina dhe dy denarë më pak dizeli, kështu ka vendosur Komisioni Rregullator i Energjisë gjatë ditës së sotme.

Marketing

Kështu një litër Eurosuper BS 95 do të kushtoj 66,50 denarë për litër ndërsa Eurosuper BS 98 do kështojë 68,50 denarë për litër. Një litër Eurodizel do të shitet me 60 denarë për litër. Vaji ekstra i lhetë do të shitet 50 denarë për litër.