Në seancën e sotme të 40-të të Këshillit të Komunës së Çairit të mbajtur përmes online platformës Zoom, këshilltarët njëzëri miratuan vendimet për lirimin nga pagesa të fëmijëve në çerdhet për fëmijë “Fidani” dhe “Borëbardha” për muajt Prill, Maj dhe Qershor për shkak të situatës së shkaktuar nga virusi Covid 19.
Qasja konstruktive dhe bashkëpunimi mes grupeve të këshilltarëve është shembulli më i mirë i veprimit në shërbim të qytetarëve, ka njoftuar kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.