Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur që çmimet e derivateve të lirohen edhe këtë javë. Benzinat do të lirohen për dy denarë, ndërsa dizeli për një denarë e gjysmë.
Kështu çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 62 denarë, EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 64 denarë, ndërsa EURODIESEL (DEV) 54.50 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 45.50 denarë.