Pas më shumë se dy orë është liruar për qarkullim Stacioni i Autobusëve për shkak se ishte bllokuar lëvizja e qytetarëve dhe autobusëve me dyshimin se një person kishte vendosur eksplozivë.
Rreth orës 14:00 policia kishte pranuar një telefonatë nga një person që dyshohet se e kishte vendosur eksplozivin.
Akoma nuk dihet nëse është gjetur diçka brenda Stacionit të Autobusëve.
Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar tutje në lidhje me rastin.
Marketing
