Lirohet Rexhepi, por nuk guxon më t’i afrohet Jasharajt

Është refuzuar propozimi i prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Musli Rexhepit i cili tentoi ta sulmonte kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Marketing

Rexhepit është liruar, kështu ka bërë të ditur avokati, Tomë Gashi përmes llogarisë së tij në “Facebook”.

“Zotni Musli Rexhepi LIROHET. Propozimi i prokurorit Blerim Igrishta per caktim te paraburgimit REFUZOHET”, ka thënë ai.

Gjykata ka vendosur masë sigurie duke ia ndaluar Rexhepit që për një muaj t’i afrohet Jasharajt në afërsi prej 500 metra në ambient të hapur dhe 50 metra në ambient të mbyllur.

Gjykata ka njoftuar se gjykata do të urdhërojë masën e paraburgimit nëse Rexhepi shkel këtë masë.