Lista e Nagelsman zhgënjen tifozët, kush janë lojtarët që do të përfaqësojnë Gjermaninë në Euro 2024

 

Trajneri Jurgen Nagelsman ka bërë publike listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjermani duke nisur nga data 14 qershor.

Marketing

Por lista ka sjellë zhgënjime jo vetëm te disa nga lojtarët që shpresonin të ishin pjesë, por edhe në radhët e tifozëve.

Një zhgënjim të madh ka sjellë lënia jashtë liste e mbrojtësit të Borusia Dortmund, Mats Hummels. Pavarësisht moshës (35-vjeç), Hummels ka zhvilluar një supersezon me Dortmundin duke dhënë një kontribut të madh, çka bëri që verdhezinjtë të shkojnë në Uebmbili në 1 qershor për tu ndeshur me Real Madrid për finalen e Champions League.

Gjithashtu një tjetër zhgënjim ishte dhe lënia jashtë liste e mesfushorit të Bayern Munchen, Leon Goretzka.

Ndërkohë jashtë liste janë lënë edhe Serzh Gnabri, Niklas Sule, Karim Adejemi dhe Timo.

Gjithsesi, liderët e skuadrës janë veteranët e saj, pasi Toni Kros kthehet përsëri për të përfaqësuar Gjermaninë, përkrah Tomas Myler i cili është prej vitesh një nga lojtarët që kryen rolin e liderit me apo pa shiritin e kapitenit në krah.

Lista e Gjermanisë

Portierë: Manuel Nojer (Bajern Mynih), Mark-Andre ter Shtegen (Barcelona), Oliver Bauman (Hofenhajm), Aleksander Nybel (Shtutgart)

Mbrojtës: Valdemar Anton (Shtutgart), Benxhamin Hanrihs (Lajpcig), Xhoshua Kimish (Bajern Mynih), Robin Koh (Eintraht Frankfurt), Maksimilian Mitelshtad (Shtutgart), David Raum (Lajpcig), Antonio Rydiger (Real Madrid), Niko Shloterbek (Borusia Dortmund), Xhonatan Tah (Bajer Leverkusen)

Mesfushorë: Robert Andrih (Bajer Leverkusen), Kris Fyhrish (Shtutgart), Paskal Gros (Brajton), Ilkaj Gyndogan (Barcelona), Toni Kros (Real Madrid), Xhamal Musiala (Bajern Mynih), Aleksandar Pavloviç (Bajern Mynih), Florian Virtz (Bajer Leverkusen)

Sulmues: Maksimilian Baier (Hofenhajm), Niklas Fyllkryg (Borusia Dortmund), Kai Havertz (Arsenal), Tomas Myler (Bajern Mynih), Leroi Sane (Bajern Mynih), Deniz Undav (Shtutgart)