Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavjanka Petrovska, thekson se me padurim e pret listën e zezë, të zgjeruar të paralajmëruar për 19 persona, funksionarë të lartë, përfshirë edhe persona nga RMV. Vlerëson se çdo ndihmë në luftën kundër korrupsionit është e mirëseardhur. Politikanët duhet të jenë të parët dhe shembull se si në mënyrë profesionale dhe me integritet t’i kryejnë obligimet e tyre, theksoi Petrovska.
“Me padurim e pres listën e re të zgjeruar. Emrat që deri tash u shpalosën i shoh vetëm si hyrje në procesin e mëtutjeshëm, megjithatë përsëri do të them se detyra kryesore është e institucioneve tona, liderëve tanë, e të gjithë neve. Në të gjitha mënyrat e mundshme të tregojmë se mundemi, kemi kapacitet të ndërtojmë një shoqëri dhe institucione që me sukses mund të ballafaqohen me çfarëdo problemi.”, – deklaroi zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavjanka Petrovska.