Në databazin e rilindjes ku janë dekonspiruar numrat e kartave të identitetit dhe ato të celularëve për qëllime elektorale qytetarët janë ndarë në dy grupe të mëdha: në ata që janë votues të sigurtë të PS, në ata që janë të lëkundur dhe në ata që janë kundër.
Në mes të votuesve të sigurtë mavi, PS nuk mund të mos llogariste edhe reporterin Muhamet Veliu. Ai theksohet se preferon PS dhe se është një votues i sigurtë, ndërkohë që patronazhiste e tij është Fatbardha Beqaj.
Natyrisht mënyra si e shohin zyrtarët socialistë nuk ka aspak lidhje me mënyrën profesionale se si e ushtron profesionin e tij Muhameti.
Prandaj nuk është e qartë të kuptohet nëse ata e kanë ngjyrosur në mavi për shkak të kronikave të tij, apo për faktin se për disa kohë ka punuar si zëdhënës i rilindjes pranë ministrisë së Ekonomisë.