Lista zgjedhore në shqyrtim publik

Shqyrtimi publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të fillojë sot dhe do të zgjasë deri më 9 shtator. Më pas KSHZ do ta vendosë për kontroll gjendjen e re të të dhënave në Listën zgjedhore, që do të shfrytëzohet në ditën e zgjedhjev

Marketing

Në këtë afat qytetarët kërkesën për regjistrim, shlyerje apo plotësim në Listën zgjedhore duhet ta parashtrojnë me shkrim drejt njësive rajonale apo zyrave të KSHZ-së apo në mënyrë elektronike t’i drejtohen KSHZ-së dhe më pas të parashtrojnë dëshmi adekuate.

Afati për mbyllje të Listës zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike është 24 shtatori, përderisa Lista zgjedhore përfundimisht duhet të nënshkruhet deri më 1 tetor.

Qytetarët të dhënat e veta në Listën zgjedhore mund t’I kontrollojnë përmes ueb-faqes së Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) – www.sec.mk apo në https://izbirackispisok.gov.mk/.

Marketing