“Listat e zeza” pjesë e ligjeve të RMV-së

Qeveria i ka konfirmuar dhe i ka dërguar në Kuvend ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, me të cilët zgjerohen qëllimet e ligjit dhe shtohet “lufta kundër korrupsionit, keqpërdorimi I detyrës zyrtare dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit”, zgjerohet baza duke shtuar aktet juridike të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe dhe zgjerohen instrumentet me dy masa të përkohshme për sigurimin – ndalesë për kandidime dhe kryerjen e funksionit publik dhe pjesëmarrje në furnizimet publike për personat juridik.

Marketing

“Nuk janë vetëm Rezolutat e Këshillit për Siguri dhe aktet juridike të BE-së, por edhe aktet juridike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar janë baza për vendosjen e masave restriktive nga ana e Qeverisë lidhur me korrupsionin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare si dhe kërcënimet hibride. Nga masat paraprake për hyrje, embargo, masa financiare shtojmë edhe dy masa të përkohshme për sigurimin” , tha Bujar Osmani.

Lidhur me dilemat nëse Qeveria mund të vendos masa restriktive para vendimit të plotfuqishëm gjyqësor, Osmani ka potencuar se I gjithë harmonizimi është bërë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Sekretariatin për jurisprudencë.

Sipas Ministrit Osmani, Qeveria ka arritur të ketë harmonizim 100% me politikën e sigurisë dhe të jashtme të BE-së./tvklan.mk