Listat për deputetë në BDI, Grubi tregon detaje

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi mbrëmë në “Click Plus” në Tv21 duke folur për bartësit e listava për zgjedhjet e 12 Prillit u shpreh se deri tash i sigurt është vetëm Ali Ahmeti në njësinë e gjashtë.

Marketing

Grubi i mohoi zërat për kandidaturat e tjera të kësaj partie që janë lansuar nëpër disa media. Ai tha se nuk janë të sakta informacionet se Izet Mexhiti do të jetë bartës në njësinë e parë zgjedhore, doktori Ilir Hasani do të jetë bartës në njësinë e dytë zgjedhore, Bujar Osmani në njësinë e tretë dhe Talat Xhaferi në njësinë e pestë. “Aspak nuk janë të sakta, sepse në mbledhjen e fundit kemi vendosur që forumet partiake, gjegjësisht degët të nominojnë emrat për kandidatët për listat për deputetë dhe më pas nis procesi i përzgjedhjes deri në afatet e përcaktuara sipas kodit zgjedhor”, ka theksuar deputeti Artan Grubi. Ai në mënyrë indirekte ka pranuar se nuk do të jetë në listën për deputetë, por pjesë e ngushtë e shtabit zgjedhor, në cilësinë e sekretarit organizativ.