Liverpool bën mrekullinë ndaj Newcastle

Liverpool ka marrë një fitore të madhe këtë të diel në Premier League teksa ka triumfuar në transfertë 1-2 ndaj Newcastle edhe pse ka luajtur më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak.

Marketing

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 20 me anë të talentin anglez Gordon, ndërsa vetëm 6 minuta më pas, Liverpool humbi Van Dijk, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq për një ndërhyrje të parregullt në hyrje të zonës.

Në vijim, Newcastle nuk arriti të shënonte golin e sigurisë duke e lënë takimin të hapur, ndërsa Liverpooli besoi se nuk mund të dilte pa pikë nga ky takim. Nunez realizoi në minutën e 81-të golin e barazimit, ndërsa surpriza e madhe erdhi në shtesë kur uruguaiani shënoi edhe golin e fitores për skuadrën e Klopp, e cila i dha një goditje të rëndë ekipit të sheikëve.

Marketing