Liverpool ‘dështon’ në ndeshjen përmbyllëse të vitit 2020

Jurgen Klopp ka dështuar që të rikthehet te fitorja pas barazimit ndaj West Brom ndeshjen e kaluar, tani ata kanë barazuar edhe kundër Newcastle.

Marketing

The Reds kishin shumë raste të cilat në fund nuk i konkretizuan në gol dhe si pasojë e kësaj nuk arritën ta fitonin ndeshjen.

Gara në Premierligë po vazhdon të bëhet pas çdo ndeshje edhe më interesant sesa që është momentalisht.

Liverpool përsëri vazhdojnë të mbesin në vendin e parë me 33 pikë, të ndjekur nga Manchester United (30) mirëpo këta të fundit me një ndeshje më pak.

Rikujtojmë që më 17 janar të vitit tjëtër, Djajtë e Kuq do ta kenë mundësi që të marrin kreun e tabelës në përballje direkte me Liverpoolin.

Ky ishte barazimi i 6-të i Liverpool këtë sezon, statistika shqetësuese për Klopp.

Marketing