Pas plotë 120 minutave dhe penalltive, Liverpool ka arritur të fitojë trofeun e “Carabao Cup”, duke mposhtur në finale Chelsean.
Ndeshja ishte shumë dramatike qysh nga minutat e parë me dy skuadrat që kërkonin të gjenin rrjetën e portës, por assesi nuk ia dilnin, shkruan lajmi.net.
Christian Pulisic rrezikoi fillimisht Liverpoolin, por dështoi nga afërsia. “Reds” provuan përmes Keita dhe Mane, por Mendy bëri pritje të njëpasnjëshme duke ia mohuar golin.
Tutje, Mason Mount kishte disa raste të arta, mirëpo prapëseprapë dështoi t’i konkretizoi.
I inkuadruari Romelu Lukaku gjeti golin, mirëpo pas rishikimit të VAR-it doli të jetë pozitë jashtë.
Për të njëjtën arsye, në kohën shtesë, iu anulua goli edhe bashkëlojtarit, Kai Havertz, kësisoj fituesi u vendos nga pika e bardhë.
Në 11-metërsh, futbollistët e dy skuadrave ishin aq të pagabueshëm, sa që u erdhi radha edhe portierëve.
Në penalltinë e fundit, ishte Kepa Arrizabalaga që dështoi të shënonte dhe “Reds” fituan “Carabao Cup”.
Për Liverpool, ky trofe ishte i pari pas plotë 10 viteve.