Sonte janë luajtur disa ndeshje interesante në Premier Ligë.
Skuadra e Liverpoolit ka arritur të mposht Evertonin me rezultat 1-4, shkruan lajmi.net.
Jordan Henderson ishte ai që zhbllokoi ndeshjen me golin e realizuar në min e 9′.
Pak minuta më vonë, Mohamed Salah dyfishoi epërsinë me golin e realizuar në min e 19′.
Rezultatin e pjesës së parë 1-2 e vulosi Demarai Gray me golin e shënuar në min e 38′.
Mysafirët ishin më të mirë edhe në pjesën e dytë dhe arritën të shënojnë edhe dy herë tjera.
Mohamed Salah në min e 65′ shënoi golin e dytë personal për rezultatin 1-3.
Kurse për rezultatin përfundimtarë 1-4 u përkujdes Diogo Jota me golin e shënuar në min e 79′.
Liverpool tani ka 31 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Evertoni mbetet në pozitën e 14-të me 15 pikë.
Në anën tjetër, Man City ka mposhtur Aston Villan 1-2.
Ruben Dias dhe Bernardo Silva shënuan për Cityn, ndërsa Ollie Watkins realizoi golin e vetëm për vendasit,
Me këtë fitore City ruan vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Aston Villa mbetet në vendin e 13-të me 16 pikë.