Liverpool ka shënuar fitore të lehtë prej 0-4 në udhëtim te Bournemouth, në ndeshjen e xhiros së 16-të të Premierligës.
Skuadra nga ‘Anfield Road’ i është falur paraqitjes së jashtëzakonshme të Mohamed Salah, që shënoi tre gola në këtë fitore të Liverpoolit.
Anësori egjiptian në minutën e 25’, shënoi për 0-1.
Me të filluar pjesa e dytë, Liverpool dyfishoi epërsinë në 0-2, me golin e dytë të shënuar nga Salah.
Në minutën e 68’, Cook me autogol trefishoi epërsinë e Liverpoolit.
Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Mohamed Salah, që shënoi në minutën e 77’, për 0-4, për të kompletuar ‘het-trikun’ e tij.
Me këtë fitore Liverpool pozicionohet në vendin e parë me 42 pikë, një më pak se City, që nga ora 18:30 luan ndaj Chelsea në ‘Stamford Bridge’.