Arsenal ka mposhtur me përmbysje 2:1 kampionët e Liverpool në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të të Premierligës, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në ‘Emirates Stadium’.
Skuadra e Jurgen Klopp e para kaloi në epërsi, kur Sadio Mane shënoi për 0-1 në minutën e 20’.
Në vazhdimin e pjesës së parë, erdhi reagimi i Arsenal, që shënojë dy gola.
Ishte fillimisht Alexandre Lacazette që barazoi në 1:1 në minutën e 32’, ndërsa Reiss Nelson në minutën e 44’, kaloi për herë të parë në eprësi Arsenalin, 2:1.
Ky rezultat mbeti i pandryshuar edhe në pjesën e dytë, me Arsenal që në fund fitoi derbin 2:1.
Me këtë humbje, Liverpool mbetet në kuotën e 93 pikëve, dhe ka lëshuar mundësinë për të thyer rekordin prej 100 pikëve të Manchester Cityt brenda një sezoni në Premierligë.