Liverpool ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Ligën Premier, pas triumfit me rezultat 3:1 ndaj West Ham këtë të diele në “Anfield”.
Vendasit dolën të parët në avantazh pas një penalltie të shkaktuar nga Nayef Aguerd në minutën e 11-të të takimit. I pagabueshëm nga pika e bardhë u tregua Mohamed Salah i cili mençurisht e mposhti portjerin kundërshtar, Alphonse Areola. (1-0).
Liverpool pati mundësinë që ta dyfishojë epërsinë në minutën e 39-të, por goditja e Salah përfundoi vetëm disa centimetra larg kuadratit të portës.
Ëest Ham arriti që të barazojë shifrat në minutën e 42-të përmes Jarrod Boëen, i cili shfrytëzoi një krosim fantastik nga çeku Vladimir Coufal për ta tundur rrjetën e Alisson. (1-1).
Krejt në fund të pjesës së parë në minutën e 42-të, Liverpool arriti të shënojë përsëri kësaj radhe me Curtis Jones por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. (1-1).
Epërsinë ekipit të Jurgen Klopp ia dhuroi goli i uruguaianit Darwin Nunez, i cili u gjend mjaft mirë në zonë duke shfrytëzuar pasimin milimetrik nga Mac Allister, gol që bëri që të shpërthejë festa në “Anfield”. (2-1).
Goli i tretë për Liverpoolin dhe i fundit në këtë ndeshje u shënua nga Diogo Jota në minutën e 85-të të takimit, duke vulosur kështë një fitore të madhe për “The Reds”.