Liverpool merr fitoren e radhës në Premierligë

Liverpool ka vazhduar serinë e fitoreve në Premierligë, duke fituar edhe në xhiron e 24-të.
‘Reds’ ka shënuar fitore 1:2 në udhëtimin tek një prej terreneve më të vështira në Angli, në Wolverhampton.

Marketing

Ndeshja nisi shumë mirë për lojtarët e Jurgen Klopp, të cilët kaluan në epërsi qysh pas minutës së tetë, kur Jordan Henderson dërgoi topin në rrjetë.

Shqetësimet e para për Liverpool erdhen në minutën e 33′, kur Sadio Mane u detyrua të linte fushën, si pasojë e një lëndimi.

Wolverhampton arriti të barazonte shifrat në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 51’, me anë të Raul Jimenez, i cili po vazhdon formën e tij të lartë.

Por, në momentet më të mira të Wolves, kur po mendohej se Liverpool mund të pësonte humbjen e parë këtë edicion, ishte Roberto Firmino ai që shënoi për 1:2, duke bërë që ‘Reds’ të arkëtojnë tri pikë të reja.

Me këtë fitore, Liverpool shkon në 67 pikë, duke qëndruar i pashqetësuar në pozitën e parë, kurse Wolverhampton mbesin me 34 pikë në pozitën e shtatë në tabelë.