Sadio Mane ka shkëlqyer me dy gola duke i ndihmuar Liverpoolit ta mposhtë Bayern Munichun në udhëtim, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 2:1 pas dy ndeshjeve.
Skuadra e Jurgen Kloppit e mposhti 2:1 Bayernin në “Allianz Arena” të martën në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, pasi ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar baras pa gola raporton Gazeta Express.
Sadi Mane dhe Virgil van Dijk shkëlqyen duke shënuar golat e fitores për Liverpoolin.
Vizitorët nga Anglia patën një fillim ëndrrash, duke kaluar në epërsi në minutën e 26-të, kur Sadio Mane e shfrytëzoi daljen e gabuar të Manuel Neuer.
Por, Joel Matip e riktheu në lojë skuadrën bavareze duke shënuar në portën e vetë pesë minuta para fundit.
Bayernti pati një pjesë të parë më të mirë dhe më dominuese, të cilën nuk qe në gjendje ta përsëritë në 45 minutat e dytë.
Kjo pasi Virgil van Dijk e riktheu epërsinë e Liverpoolit duke shënuar me kokë njëzet minuta para fundit.
Sadio Mane i dha goditjen e fundit të kuqve rreth pesë minuta para fundit, kur shënoi për 3:1 duke i vënë kapak një pjesë të dytë shumë më të mirë të skuadrës së Kloppit.
Liverpooli tani kalon në çerekfinale bashkë me Barcelonën.
Xherdan Shaqiri ishte në bankën e rezervistëve dhe për të nuk pati minuta as në këtë ndeshje.