Liverpool po ndjek mbrojtësin kolumbian Kevin Mantille

Liverpool ka kontaktuar klubin argjentinas CA Talleres për mbrojtësin Kevin Mantille (20).

Marketing

Mirror raporton se bëhet fjalë për një lojtar të ri të kombëtares kolumbiane që sipas Transfermarkt kap vlerën 2.5 milionë euro.

Raportohet se për shërbimet e futbollistit ka shprehur interesim edhe Brighton, ndërsa Liverpool e ka ndjekur prej kohësh. Megjithatë, nuk ka gjasa që ai të bëjë një transferim tashmë në afatin kalimtar të dimrit, pasi ai mbërriti në Talleres gjashtë muaj më parë nga Santa Fe.