Liverpool është rikthyer te fitorja, pas asaj humbje 4:0 nga Manchester City.
Reds mposhtën Aston Villën në ‘Anfield’ me rezultat 2:0.
Kampionët e konfirmuar të Premierligës morën tre pikë në gjysmën e dytë.
Ishte Sadio Mane (71’) që fillimisht realizoi golin e parë, kurse i riu Curtis Jones (90’) dyfishoi gjithçka.
Skuadra e Klopp tani ka 89 pikë në vendin e parë, kurse Aston Villa vazhdon të luftojë për mbijetesë – pasi ka 27 pikë në vendin e 18.