Liverpool shënon fitore bindëse në derbin ndaj Arsenalit

Liverpooli triumfoi në derbin e madh, duke e mposhtur me rezultat 4:0 Arsenalin, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Anfield”.Në minutën e 39-të, Alexander-Arnold harkoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Sadio Mane me kokë shënon për 1:0.Në minutën e 52-të, Diogo Jota me dinakëri mashtron dy mbrojtës, po ashtu edhe portierin dhe plason topin në rrjetë, 2:0.

Marketing

Në minutën e 74-të, Mohamed Salah shënoi për 3:0 e Takumi Minamino thellon fitoren në 4:0 (77’).Liverpoli zë vendin e dytë me 25 pikë, ka katër me pak se lideri Chelsea dhe Arsenali renditet i pesti me 20 sosh pas 12 jave në Premier League.Në përgjithësi ishte ndeshje e luftuar deri në fund, por “Redsat” treguan zgjuarsi dhe arritën tre pikë.