Liverpool me mund të madh ka arritur të fitojë ndaj ekipit meksikan, Monterrey duke e mposhtur me rezultat 1:2 vetëm në minutat e fundit.
Pjesa e parë përfundoi 1:1 me golat e shënuar nga Keite dhe Funes.
Ndërsa minuta e pare shtesë ishte fatale për Monterrey ku Firmino realizon golin që ka vlerën e finales.
Liverpool, tash do të ndeshet me ekipin brazilian, Flamengo.