Liverpool do të bëj gjithçka për të fituar ndeshjen e fundit në grupe në Ligën e Kampionëve. Vetëm një fitore prej 1-0 apo më dy gola epërsi bëjnë që Liverpool të kalon në rrethin e 16 skuadrave më të mira në Europë.
Djemtë e Jurgen Klopp sot pas tyre do të kenë numrin e madh të tifozëve të zjarrtë të Liverpoolit, pasi që do të luajnë në Anfiel, në një tempull që Reds nuk dinë për humbje në katër vitet e fundit.
Klopp në këtë ndeshje vijën e sulmit ja ka besuar Mohamed Salah, Firminos dhe Sadio Manes.
Në bankë për Reds në këtë ndeshje ka mbetur Xherdan Shaqiri.
Nga ana tjetër Napoli ka startuar me formacionin e saj sulmues, me treshën e sulmit Callejon, Mertens e Insigne.
Liverpool duhet të fitojë 1-0 ose dy gola më shumë epërsi, në rast se Napoli shënon gol në Anfield sonte.