Biletat për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit janë duke u shitur ilegalisht online me çmim mbi 50 mijë euro.
Tifozët e Liverpoolit dhe Tottenhamit do t’i ndajnë 33.226 bileta për ndeshjen finale, e cila zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit Wanda Metropolitano, që ka 68.000 ulëse, transmeton Gazeta Express.
Por, tifozët që kanë mbetur pa biletë në faqen zyrtare të UEFA-s tani po i vërshojnë uebsajtet e palës së tretë për të siguruar biletë për ndeshjen finale. Megjithatë, ata po përballen me çmime prej mijëra eurove.
Biletat për ndeshjen e 1 qershorit janë duke u shtiru tani edhe në StubHub për një çmim më të lartë se 45 mijë euro.
Bileta më e lirë në këtë uebsajt kushton 4.000 euro, por tifozët janë paralajmëruar që biletat t’i blejnë në uebsajte të besueshme.