Skuadra e Liverpool ka shënuar fitore edhe në xhiron e katërt të Premierligës, duke vazhduar me rekord perfekt.
Liverpool ka luajtur në udhëtim kundër Burnley, ku ka shënuar fitore të lehtë, me rezultatin 0:3, shkruan lajmi.net.Vendësit e nisën mjaft mirë këtë takim, duke rrezikuar dy herë portën e ‘Reds’, por ishte minuta e 33’ kur Liverpool dha goditjen e parë, me Alexander Arnold që shënoi një gol mjaft të bukur.Goditjen tjetër Burnley e morri vetëm katër minuta më vonë, kur Sadio Mane finalizoi me sukses një super kundërsulm.Deri në fund të ndeshjes skuadra e Klopp administroi për mrekulli lojën, duke mbajtur kështu portën e pa prekur, si dhe duke shënuar edhe një herë me anë të Roberto Firmino (80′), për të vulosur rezultatin përfundimtar.Me këto tri pikë, ‘Reds’ ngritën në kuotën e 12 pikëve, duke qenë liderët e vetëm në tabelë, të ndjekur nga Man City që kanë dy pikë më pak.