Liverpool vendos rekord të ri në Premierligë

Paraqitjet e jashtëzakonshme të Liverpoolit kanë vazhduar edhe të mërkurën mbrëma kur mposhtën West Hamin në udhëtim 0-2, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të 19-të në Premierligë.

Marketing

Mohamed Salah dhe Alex Oxlade Chamberlain shënuan për fitoren e Liverpool, duke çuar epërsinë e tyre në +19 pikë ndaj ndjekësve të Manchester Cityt.

Fitorja ndaj West Ham United, bëhet edhe më e vlefshme kur dihet se Liverpool këtë sezon tashmë kanë mposhtur të gjitha skuadrat.

Është hera e parë në historinë 127 vjeçare të Liverpool, që mposhtin të gjitha skuadrat në Premierligë brenda një sezoni, dhe këtë e kanë bërë pas vetëm 24 xhiroreve.

Liverpool ka mposhtur në të njëjtën mënyrë të gjitha skuadrat edhe në sezonin 1894/1895, kur po garonin në nivelin e dytë të futbollit anglez.