Liverpooli arkëton tre pikë në ‘Stamford Bridge’, Mane realizon dopietë

Liverpooli ka regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje në Premierligë.

Marketing

Të Kuqtë triumfuan me rezultat të pastërt 0:2 ndaj Chelsea në ‘Stamford Bridge’.

45 minutëshi i parë ishte i nivelizuar deri në fundin e saj, por një episod prishi gjithçka për vendasit.

Andreas Christensen ndërhyri si lojtar i fundit ndaj Sadio Mane, dhe pas rishikimit të VAR u vendos që ai të ndëshkohej me karton të kuq.

Kësisoj, skuadra e Jurgen Klopp e luajti gjysmën e dytë me një lojtar më shumë dhe ia doli të realizonte dy gola.

Mane realizoi dopietë në minutat 50’ 54’, derisa goli i dytë erdhi pas një gabimi trashanik të portierit Kepa Arrizabalaga.

Krejt ajo çka arriti të bënte Chelsea deri në fund, ishte fitimi i një penalltie nga Timo Werner, të cilën e huqi Jorginho.

Chelsea ndeshjen e ardhshme udhëton te WBA, kurse Liverpooli pret Arsenalin.