Liverpooli ka bërë një hap prapa në garën për titullin e kampionit, duke pësuar humbje nga Crystal Palace.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u mposht në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premierligë, shkruan Gazeta Express.
Takimi në “Anfield” u mbyll me fitoren minimale 0:1 të mysafirëve.
Eberechi Eze (14’) realizoi golin e tri pikëve për “Shqiponjat”.
Liverpooli tani është i treti në tabelë me 71 pikë, dy më pak se lideri, Manchester City. Arsenali ka 71 gjithashtu, por ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.
Crystal Palace ndodhet në pozitën e 14-të me 33 pikë të grumbulluara.