Ballina Sport Liverpooli bën hap prapa për titullin, mposhtet nga Crystal Palace

Liverpooli bën hap prapa për titullin, mposhtet nga Crystal Palace

Liverpooli ka bërë një hap prapa në garën për titullin e kampionit, duke pësuar humbje nga Crystal Palace.

Marketing

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u mposht në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Takimi në “Anfield” u mbyll me fitoren minimale 0:1 të mysafirëve.

Eberechi Eze (14’) realizoi golin e tri pikëve për “Shqiponjat”.

Liverpooli tani është i treti në tabelë me 71 pikë, dy më pak se lideri, Manchester City. Arsenali ka 71 gjithashtu, por ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

Crystal Palace ndodhet në pozitën e 14-të me 33 pikë të grumbulluara.

Exit mobile version