Liverpooli e ka kompletuar blerjen e dytë të verës pasi të dielën e konfirmoi transferimin e adoleshentit të Fulhmait, Harvey Elliott.
Elliot i bashkohet kampionit të Evropës pas një sezoni të paharrueshëm me Fulhamin, gjatë të cilit u bë lojtari më i ri në histori të Premierligës
Ai mund të debutojë për Liverpoolin të dielën, pra sot, pasi është thirrur në skuadër për ndeshjen miqësore ndaj Napolit në Murrayfield.
Të kuqtë i kanë mposhtur Arsenalin, Manchester City, Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin në garë për 16-vjeçarin.
Mësohet se fakti se Elliott është përkrahës i Liverpoolit ka mjaftuar për ta bindur atë t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Klopp.