Liverpool e nisi mbrojtjen e titullit kampion në Angli me një fitore 4-3 ndaj Leeds, në një stadium të boshatisur.
Sulmuesi, Mohamed Salah ishte heroi i ndeshjes për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp. Ai shënoi 3 gola, dy prej të cilëve me 11-metërsh, për t’i dhënë 3 pikët e para “The Reds”-ave.
Tre herë kaloi në avantazh Liverpool, por në të treja rastet u barazua nga skuadra e Marcelo Bielsa. Por, në minutën e 88, Salah shënoi golin e katërt dhe të fitores për vendasit.