Liverpooli e zyrtarizon Darwin Nunezin

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e Darwin Nunezit nga Benfica.

Marketing

Sulmuesi nga Uruguai ka nënshkruar kontratë afatgjate, të vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Liverpooli nuk e ka zbuluar çmimin e transferimit, por besohet se klubi anglez do t’i paguajë 100 milionë euro Benficas, duke përfshirë edhe bonuset.

Nunez në dy sezonet e fundit ishte pjesë e skuadrës portugeze, ku shënoi 48 gola nga 85 paraqitjet e tij në të gjitha garat.

22-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe te Almeria në Spanjë dhe te Penarol në Uruguai.